Detaje të reja rreth tentim-grabitjes së djeshme ku u plagosën dy persona

Detaje të reja rreth tentim-grabitjes së djeshme ku u plagosën dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kamioneta të cilën e kishin përdorur të dyshuarit në tentim-grabitjen e së hënës, është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit, përcjell Insajderi.

Në raportin 24 orësh të PK-së bëhet e ditur se deri tani, nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast, por se hetimet po vazhdojnë.

“Fsh. Mramor, Prishtinë 08.03.2021-16:41. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër  meshkuj kosovarë.

Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Insajderi.com