Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, konsideron “të ngutshëm, dorëheqjen e Meliza Haradinaj-Stublla nga posti krye-diplomates si dhe nga AAK.
Daut Haradianj, tha për Melizën se ka respekt për shkak se “është grua e fortë dhe e ndershme”.
“Unë personalisht e çmoj dhe e konsideroj të ngutshëm këtë veprim, por prapë se prapë unë e kam mike atë dhe familjen e saj”, tha Haradinaj për Lajmi.net
Meliza Haradinaj-Stublla, të martën dha dorëheqje nga pozita e ministres së Jashtme, si dhe nga AAK, parti në të cilën qëndroi se 15 vite.
Ka edhe kritika tashmë për ish-partinë e saj, pasi konsideron se disa persona aty “mbijetesën politike e kanë ekzistencë jetësore”.
Krejt kjo situatë erdhi pas një përgjimi, ku dyshohet se bashkëshorti i ish-kryediplomates “po kërkonte nga komisionarët që të shtojnë disa vota për Melizën”.
Vet, Dardan Stublla, deklaroi të hënën në “Debat Plus”, se është ankuar në Polici për “shantazh ndaj tij”. /Insajderi.com