Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar rinumërimin e të gjitha votave të të gjitha partive dhe kandidatëve për deputetë, njofton Insajderi.
Ai ka deklaruar se nuk dëshiron që të bëhet deputet me dyshime.
“Rinumërimit total të votave, të gjitha partive dhe kandidatëve për deputet! Mos u frikësoni nga vullneti i qytetarit!
Kjo dukuri mbaron këtu. Nuk dua të bëhem deputet me dyshime”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ky reagim i tij vjen pas dyshimeve për manipulim me vota në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit./Insajderi.com