Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 134 vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, i cili i miratoi si të bazuara disa nga apelet e kandidatëve dhe subjekteve politike, që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Të pranishëm në QNR për të përcjellë procesin e rinumërimit janë edhe hetuesit policorë.
Ndryshe, lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike, të martën ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-në për rinumërimin e këtyre vendvotimeve.
Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve./Insajderi.com