Pas Hazirit e Abdixhikut edhe Quni zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LDK-së

Pas Hazirit e Abdixhikut edhe Quni zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LDK-së

Pas Lutfi Hazirit e Lumir Abdixhiku, që kanë shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, listës së potencialëve për ta drejtuar subjektin më të vjeter politik në Kosovë  i është shtuar edhe Anton Quni.

Por, pritet të ketë edhe kandidatë të tjerë për të parin e kësaj partie.

Kështu ka njoftuar Lidhja Demokratike e Kosovës, të martën përmes një kumtese në Facebook.

“Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së,  Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së”.

LDK në zgjedhjet e 14 shkurti mori diçka më shumë se 12 përqind të votave.

Kjo solli në paralajmërim e dorëheqjes së kryetarit Isa Mustafa, për t’i dhënë hapësirë që partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ta ketë një kryetar të ri nga 14 marsi. /Insajderi.com