Pas raportimeve se pacientët po presin në radhë për të marrë shërbime shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka reaguar kryeshefi i kësaj qendre, Sami Uka, njofton Insajderi.
Në postim në Facebook, Uka ka është shprehur se gjatë së martës në QMF-në 7 në Emshir brenda 16 orësh janë administruar 325 infuzione intravenoze për qytetarët e Prishtinës të infektuar me COVID-19.
Sipas tij, kjo i bie që secila nga gjashtë infermieret e angazhuara në ndërrim, ka administruar hiq më pak se 27 infuzione.
Uka ka thënë se gjithë kjo barrë e punës, pos stërlodhjes së natyrshme, mund të prodhojë edhe gabime, prandaj edhe shqyrtohet gjatë nevoja për këtë trajtim.
“Në tërë botën, është mirë i njohur rreziku i konsiderueshëm nga lëndimin dhe vdekja e pacientit e ndërlidhur me barnat IV.
Prandaj, edhe hezitohet dhe shqyrtohet gjatë dhe gjithanshëm nevoja për trajtim IV. Prandaj, në studime një Profesor i nderuar shpesh na përsëriste se ‘infuzioni/terapia IV u jepet ekskluzivisht pacientëve që nuk qëndrojnë në këmbët e tyre dhe nuk ushqehen dot përmes gojës!”, ka shkruar Uka.
Sipas tij, raportimet e disa mediave po u bën presion në punën që ata bëjnë.
“Kur këtyre streseve të përditshme iu shtohet edhe presioni kërcënues nga ‘kontributi’ i portaleve që gjurmojnë me qiri lajmin e keq dhe gabimet tona, duke kujdestaruar me celularë të ndezur, si në ‘lajmin’ nga fotoja e bashkangjitur mund të merret me mend presioni i tmerrshëm nën të cilin jemi duke punuar”, ka shkruar tutje Uka./Insajderi.com
Pak mirëkuptim …
Dje në QMF 7 Emshir, brenda 16 orësh janë administruar 325 (168 paradite dhe 157 pasdite) infuzione…Posted by Sami Uka on Wednesday, March 10, 2021