Arrestohen katër persona për prostitucion në Prishtinë

Arrestohen katër persona për prostitucion në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar të martën në Prishtinë, tri gra dhe një burrë, nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”, njofton Insajderi.

Policia njofton se arrestimi i të dyshuarve është bërë rreth orës 17:40, në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Gjatë kontrollit, të njëjtëve iu është konfiskuar sprej, boks hekuri, thikë, një qind euro dhe katër telefona.

Me vendimin e prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com