Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se arresimi i tij është bërë në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PKK Vermicë, 09.03.2021 – 20:30. Është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti gjatë tentimit të kalimit të pikës kufitare Shqipëri -Kosovë ka ofruar ryshfet zyrtarit policor. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com