Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Lutfi Haziri e ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell Insajderi.

Synimin e tij për ta marrë në drejtim partinë më të vjetër në Kosovë – e zyrtarizoi vetë Haziri, të mërkurën.

“Jam i nderuar që sot para jush po ju njoftojë se kanë përfunduar konsultimet e fundit me strukturat e LDK’së në Gjilan, poashtu edhe me autoritetet që LDK’së i kanë dhënë shpresë. Tri konsullatet e shenjta të LDK-së, liria e saj e arritur me sakrificë dhe kryengritja e saj e armatosur, pavarësisë e shpallur de juro me 17 shkurt dhe demokracia e Kosovës mbesin konsullate që do të punojë që ta rikthej LDK-në atu ku e ka vendin”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së, pranoi se rezultati në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit “ishte shumë i dobët”, për subjektin politik të themeluar nga Ibrahim Rugova.

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme brenda-partiake, janë rezultat i rezultatit të marrë në votimet e muajit të kaluar – aty ku LDK fitoi diçka më shumë se 12 përqind. Rezultatet ende nuk janë përfundimtare.

Reformat në parti shihen të jenë sfida të kryetarit të ardhshëm.

Pos Hazirit, atë pozitë e synon edhe Anton Quni e Lumir Abdixhiku.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, të martën në një kumtesë deklaroi se “do të ketë edhe kandidatura të tjera’. /Insajdericom