Ibrahim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të rinumërohen në total votat e zgjedhjeve të 14 shkurtit, pasi sipas tij, ka pasur parregullsi në procesin e numërimit, njofton Insajderi.
Ai këtë kërkesë e ka bërë të mërkurën, në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku është diskutuar për procesin zgjedhor.
Selmanaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së është që hetuesia të merret me secilin komisioner në secilën qendër.
Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se vendimin për rinumërim total të votave e merr KQZ-ja dhe nëse merr përkrahjen e të gjithëve, mund të ndodhë./Insajderi.com