Ora policore që të mos ketë masa tjera restruktive në Maqedoninë e Veriut

Ora policore që të mos ketë masa tjera restruktive në Maqedoninë e Veriut

Nuk ishte lehtë të sillej vendimi për orë policore.Them se këtë e bëjmë që të mos ketë masa më restriktive, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në qeverinë e Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyqi dhe edhe një herë potencoi se shëndeti i qytetarëve është në vend të parë.

“Duhet të bëjmë çmos që ta ngadalësojmë rritjen e numrave të të infektuarve që të përgjigjemi në mënyrë adekuate si sistem shëndetësor dhe si shtet. Vendimi erdhi pas përvojës prej tashmë një viti.

Qëllimi është që operatorët ekonomikë që të mund të punojnë pandërprerë, ndërsa restrikcionet e vetme janë vetëm për qytetarët që është sinjal i mjaftueshëm për të gjithë, të rinj dhe më të moshuar, ta kuptojnë se në këtë betejë me armikun e panjohur është diçka shumë e rëndësishme – shëndeti ynë.

Gjithçka tjetër, pasojat ekonomike, vendet e humbura të punës – do të kompensohen”, theksoi Bytyqi,njofton Insajderi.Maqedonia e veriut prej sot është në orë policore duke filluar nga ora 22 e deri në orën 5 të mëngjesit. /Insajderi.com