Gjashtë të vdekur si pasojë e COVID-19

Gjashtë të vdekur si pasojë e COVID-19

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, me çka numri i vdekjeve që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia arriti në 1.674.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të mërkurën raportoi edhe për 529 raste të reja dhe 333 të shëruar brenda njëzetekatër orëve.

Totali i infeksioneve ka arritur në 74.748, ndërsa i të shëruarve 62.983.

Rastet aktive tani janë 10.091, përcjell Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 191 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 33 raste, Gjakovë 32 raste, Gjilan 26 raste, Lipjan 21 raste, Obiliq 21 raste, Kamenicë 18 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Rahovec 13 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Prizren 7 raste, Viti 7 raste, Deçan 6 raste, Junik 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Kllokot, Malishevë dhe Podujevë. /Insajderi.com