Arrestohet 21-vjeçari për vjedhje të rëndë në Pejë

Arrestohet 21-vjeçari për vjedhje të rëndë në Pejë

Një person është arrestuar të mërkurën në Pejë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, njofton Insajderi.

Policia përmes një komunikate për medie, bën të ditur se i dyshuari është E.H., 21-vjeçar.

Ai dyshohet se ka kryer vjedhje më 21 nëntor të vitit 2020 në rrugën “Bukureshti”.

“Personi i dyshuar me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, ka depërtuar rrethojat e oborrit në shtëpinë e viktimës me qellim të kryej vjedhje, pasi që është vërejtur nga pronari i shtëpisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

21-vjeçari po ashtu dyshohet se ka kryer edhe vepra penale të vjedhjeve në zonën e qytetit të Pejës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./Insajderi.com