Bekë Berisha për Meliza Haradinajn: Është femër, e detyruan të jap dorëheqje

Bekë Berisha për Meliza Haradinajn: Është femër, e detyruan të jap dorëheqje

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur rreth raportimeve se burri i ish ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla kishte vjedhur vota në dobi të saj, njofton Insajderi.

Derisa ka shtuar se reagimi i tij ishte bërë me qëllim për të kërkuar drejtësi për kolegen e tij e cila sipas tij u akuzua në mënyrë brutale.

“Dikush po më keqkupton po mendojnë që e kam për vete unë veç po dua me reaguar për kolegët e mi, kam reaguar sepse e kam parë të drejtë”, tha Berisha.

“Rasti i fundit me Melizën me ka shqetësuar sepse është kolege e jona, akuzat ishin brutale s’dishin me u ndalë, ajo është femër, e detyruan me jep dorëheqje, kur të fol ligji munden me debatuar. Reagova sepse plot kandidatë kanë bërë ankesa, mu duk e rrugës me reaguar, kur bëhet fjalët për kolegët e mijë, detyra e atij që është i zgjedhur është me reaguar”./Insajderi.com