Nën kërcënim armë i’u vidhet kuleta dhe telefoni

Nën kërcënim armë i’u vidhet kuleta dhe telefoni

Dy viktima femra kanë raportuar se u janë grabitur kuletat dhe telefonat nën kërcënim me armë, të mërkuren rreth orës 11:00.

Viktimat kanë qenë nën kërcënim me armë të ftohtë nga dy të panjohur burra, të cilët ishin të maskuar dhe në këtë rast  i’u kanë vjedhur kuletat dhe telefonat.

Rast  ka ndodhur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

“Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”. thuhet në raport. /Insajderi.com