Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar një infografikë me emrat e kandidatëve të cilët për herë të parë kanë arritur të fitojë numrin për të madh të votave për t’u bërë deputet, si dhe emrat e atyre që kanë pësuar rënie dhe nuk kanë arritur të sigurojnë një ulëse në Kuvend, njofton Insajderi.
Në infografikë janë publikuar emrat e nëntë kandidatëve që kanë garuar për herë të parë për deputet dhe që kanë marrë më së shumti vota.
Sipas KDI-së, deputetët e zgjedhur për herë të parë me më së shumti vota janë;
Donika Gërvalla 71 mijë e 720 vota;
Vasfije Krasniqi – Goodman 6 mijë e 885 vota;
Avni Dehari 51 mijë e 116 vota;
Armend Muja 44 mijë e 73 vota;
Faton Peci 25 mijë e 307 vota;
Shqipe Mehmeti – Selimi 18 mijë e 522 vota;
Ardian Kastrati 12 mijë e 228 vota;
Agim Veliu 11 mijë e 808 vota;
Ardian Gola 11 mijë e 258 vota;
Adnan Rrustemi 11 mijë e 234 vota;
Kurse, ish-deputetët që nuk janë rizgjedhur deputetë dhe që kanë rënien më të madhe të votave janë;
Fetah Rudi 3 mijë e 855 vota (rënie në vota -70%)
Yllza Hoti 5 mijë e 911 vota (rënie në vota -60%)
Fatmir Limaj 17 mijë e 703 vota (rënie në vota -32%)
Frashër Demaj 4 mijë e 471 vota (rënie në vota -64%)
Jahja Kokaj 6 mije e 490 vota (rënie në vota -46%)
Ekrem Hyseni 8 mijë e 264 vota (rënie në vota -39%)
Shkëmb Manaj 6 mijë e 473 vota (rënie në vota -44%)
Vlora Limani- Hajnuni 3 mijë e 879 vota (rënie në vota -56)
Kujtim Gashi 8 mijë e 659 vota (rënie në vota -34%)
Doruntinë Maloku Kastrati 3 mijë e 522 vota (rënie në vota -56)
/Insajderi.com