Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka kujtuar 11 marsin e vitit 1981, kur studentët e Universitetit të Prishtinës refuzuan pjatat e Mensës, për të filluar një rezistencë studentore e popullore kundër Jugosllavisë së atëhershme.
Osmani këtë ngjarje e përshkroi sesi “nga revolta e bukës”, kaloi në “lëvizje të rezistencës për të drejtat politike të shqiptarëve”, përcjell Insajderi.
“Prej këtu, thirrja për Republikë u shndërrua në kauzë jo vetëm për përmirësimin e pozitës politike të shqiptarëve, por edhe për shtetin, të cilin sot e gëzojmë”, ka shkruar ndër tjerash Osmani në Facebook.
Ajo shtoi se studentët i kanë parapri ndryshimeve.
Për këtë, Osmani kërkoi unitet studentor në mënyrë që të forcohet shteti i Kosovës. /Insjaderi.com
40- vjet më parë, më 11 mars 1981, refuzimi i pjatave në Mensën e Universitetit të Prishtinës nga rinia studentore e…
Posted by Vjosa R. Osmani on Thursday, 11 March 2021