Gjykata Supreme ka refuzuar nëntë ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Gjashtë ankesa të tjera janë ende në shqyrtim nga kjo gjykatë, përcjell Insjaderi.
15 ankesa ishin dorëzuar në Gjykatën Supreme nga ata që nuk u ndanë të kënaqur me vendimet e PZAP-it
72 orë është afati ligjor që ankuesi të marrë një përgjigje.
Tw gjitha ankesat e paraqitura:
Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)
Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( e refuzuar)
Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021
Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 (e refuzuar)
Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021
Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)
Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)
Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)
Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)
Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021
Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)
Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (e refuzuar). /Insajderi.com