Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 12 persona kanë shkelur orën policore, që ka nisur mbrëmë nga ora 22:00 dhe ka vazhduar deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Gjithashtu nga policia e Maqedonisë së veriut bëjnë të ditur se në 24 orëve të fundit janë sanksionuar 408 qytetarë për mos-mbajtje të maskës.
Ndërkaq, ministri i punëve të brendshme i RVM-së Oliver Spasovski pas fillimit të orës policore ka deklaruar se nga ajo që ka mundur të shoh nga punktet, të gjithë policët janë në vendet e paraparë për pazbatuar masën e orës policore.
“Është masë të cilën askush nuk e dëshiron por është masë e cila mund ta ndërpret zinxhirin e zgjerimit të përhapjes së kovid-19”, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovksi, raporton Insajderi.
Ai tha se kjo masë duhet në tërësi të zbatohet dhe ka apeluar nga qytetarët që të respektojnë ndalesën për lëvizje.
“Për ata që nuk respektojnë do të kenë dënime. Këtë duhet ta dinë ata që nuk i respektojnë masat. Nëpërmjet respektimit të kësaj mase së bashku do të kontribuojmë që të kemi ndalim të përhapjes së virusit dhe stabilizim të sistemit”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme i vendit fqinj Oliver Spasovski. /Insajderi.com