Presidenti shqiptar, Ilir Meta, është përplasur me Policinë e Tiranës, të premten.
Krejt kjo pasi Policia ka kërkuar lirimin e zyrave, specifikisht katin e tretë të objektit të FRD-së
Kjo pasi Bashkia e Tiranës përmes një letre dërguar kreut të partisë Sali Shehu ka shpjeguar se duhet bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen pasi hapësira është pronë e bashkisë.
Por, gjithçka ka eskaluar teksa në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.
Në video shihet që kishte edhe ofendime verbale e sharje. /Insajderi.com