Të shtunën do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Kështu i tha Gazetës Online Insajderi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, tha ai.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme më 14 shkurt – fituese doli Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.com