Supremja mori vendim t’i anulohen votat, Hoxhiq : Do t’i drejtohem Kushtetueses

Supremja mori vendim t’i anulohen votat, Hoxhiq : Do t’i drejtohem Kushtetueses

Kryetarja e iniciativës “Komuniteti i Bashkuar”, Adriana Hoxhiq, ka thënë se do të dorëzojë ankesë te Gjykata Kushtetuese pas vendimit të Gjykatës Supreme që ia anuloi mbi katër mijë e 200 vota që i kishte siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe, transmeton Insajderi.

Ajo madje tha se Kosova nuk është vend ligjor dhe sipas saj, vota e qytetarëve për komunitetet nuk është e barabartë.

“Unë i uroj suksese edhe Duda Baljes edhe atyre boshnjakëve. Ndoshta ka boshnjakë që duan të asimilohen. Nuk ma merr mendja që do të vjen ndonjë ndryshim. Ne do të vazhdojmë dhe do të dorëzojmë një ankesë tek Gjykata Kushtetuese, por krejt kjo punë është e orkestruar. Iniciativa e Adriana Hoxhiqit nuk është e mirëseardhur dhe kjo është një fakt. Le ta merr vesh krejt bota që Kosova nuk është ligjore, vota e qytetarëve për komunitetet nuk është e barabartë dhe nuk e di se si mendon Kosova që të vazhdojë përpara”, ka thënë ajo në një emision televiziv.

Vendim i Supremes që konfirmoi atë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka bërë që Hoxhiq ta humb vendin si deputete në Kuvendin e ri të Kosovës, ndërsa vendin e saj ta zë Duda Balje nga SDU. /Insajderi.com