Tërmet në Maqedoni, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Tërmet në Maqedoni, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 4.6 shkallë të Rihterit, është regjistruar gjatë mbrëmjes të së premtes në Maqedoninë e Veriut, me epiqendër në afërsi të Gostivarit, njofton Insajderi.

Siç raportojnë faqet e specializuara për matjen e lëkundjeve të tokës, tërmeti është përcjellë me disa lëkundje më të lehta.

Deri tani, nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Dridhjet janë ndier edhe në Kosovë e Shqipëri. /Insajderi.com