Stublla nuk arrin të bëhet deputete

Stublla nuk arrin të bëhet deputete

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës pas akuzave se janë bërë “manipulime me vota”, njofton Insajderi.

Stublla është në qendrën e kritikave për “manipulim me vota”, pasi u akuzua nga kandidatë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Më pas Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa urdhëroi rinumërimin e votave për këtë subjekt që kishin ardhur nga jashtë vendit.

E kjo ka bërë që rezultati të përmbyset dhe të jetë dikush tjetër pjesë e legjislaturës së tetë.

Tani më vendin e saj e ka zënë kandidatja tjetër, Albana Bytyqi, e cila ka marrë katër mijë e 420 vota, duke qenë edhe deputetja e tetë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas kësaj çështje, Haradinaj-Stublla dha dorëheqje si ministre e Punëve të Jashtme, ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë dy komisionerët e dyshuar për këtë rast i kanë dërguar në paraburgim prej 30 ditësh. /Insajderi.com