LDK merr “leje të veçantë” për të organizuar Kuvendin

LDK merr “leje të veçantë” për të organizuar Kuvendin

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë leje të veçantë për të organizuar Kuvendin zgjedhor për të parin e partisë”.

Kështu ka bërë të ditur sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, përcjell Insajderi.

Ai ka thënë se shkaku i mungesë së hapësirës nuk ka vend për mysafirë të tjerë.

Kuvendi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së do të nisë më 14 mars në orën 10:00.

Kryetari i ri do të zgjedhet pas dorëheqjes së Isa Mustafës, i cili me këtë parti udhëhoqi për më shumë se 10 vite. Ai dha dorëheqje si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në garë për kryetar janë futur Lutfi Haziri, Anton Quni, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku./Insajderi.com