Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Insajderi.com