Arrestohen dy persona në Prishtinë, në gjendje të dehur sulmuan policinë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, në gjendje të dehur sulmuan policinë

Dy persona janë arrestuar gjatë mbrëmjes të së premtes në Prishtinë, meqë të njëjtit kanë sulmuar zyrtarët policorë derisa këta të fundit ishin duke e kryer detyrën e tyre, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, ku thuhet se të dyshuarit nën ndikim të alkoolit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me moszbatimin e ligjit anti-COVID.

Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe te njëjtëve iu ka ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori  dhe me urdhër të tij, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.

“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë, 12.03.2021-22:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërmarrjes se masave në lidhje me moszbatimin e ligjit anti Covid. Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe te njëjtëve iu ka ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori  dhe me urdhër të tij, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com