Në ditën e parë si udhëheqës i partisë më të vjetër politike në Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thirrur në takim Kryesinë e partisë, përcjell Insajderi.
Takimi ka filluar para pak minutash, pasi Abdixhiku është kthyer nga homazhet e bëra te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, njëherësh themelues i LDK-së.
Nga atje Abdixhiku deklaroi se do të vazhdojnë të kultivohen idetë tradicionale të LDK-së.
Lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, ai u shpreh se do të jenë konstruktiv, ndërsa shtoi se është në pritje të konfirmimit për takimin e së premtes nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani si dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti./Insajderi.com