Sindika e Shëndetësisë reagon pas ofertës për vaksinim të punëtorëve shëndetësorë në Shqipëri

Sindika e Shëndetësisë reagon pas ofertës për vaksinim të punëtorëve shëndetësorë në Shqipëri

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar pas ofertës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë në Kukës, njofton Insajderi.

Sipas kësaj federate, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk po reagon ndaj kësaj oferte.

Ata i kanë bërë thirrje që në rast se nuk mund ta organizojnë marrjen e vaksinave në Kukës për punonjësit shëndetësorë, atëherë FSShK-ja ta marrë përsipër komplet organizimin për realizim të vaksinimit.

“Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla për këtë qështje ka komunikuar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Nait Hasani i cili është angazhuar direkt për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor në Kukës, por, për fat të keq Ministria e Shëndetësisë së Kosovës  deri më tani është duke e neglizhuar ofertën, prandaj apelojmë tek Ministria e Shëndetësisë që nëse nuk ka mundësi dhe gadishmëri për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësor atëherë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të merr komplet organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar,në të kundërtën çdo vonesë është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e federatës./Insajderi.com