Kuvendi i Kosovës të martën do të mbajë mbledhjen e Kryesisë për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell Insajderi.
Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00.
Data e takimit të Kryesisë së Kuvendit është konfirmuar nga Bekim Kupina, këshilltar për media i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Osmani ka caktuar seancën konstituive më 22 mars.
Seanca do të mbahet në orën 10:00, ndërsa është thënë se përgatitjet për mbajtjen do të kryhen konform procedurave në fuqi.
Kujtojmë se, një ditë më parë Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti kanë takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu konsultuar lidhur me formimin e institucioneve./Insajderi.com