Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të qëndrojë në Kosovë gjatë së martës dhe të mërkurës, transmeton Insajderi.
Siç raporton agjencia e lajmeve serbe ‘Tanjug’, Petkoviq gjatë dy ditëve qëndrimi të tij në Kosovë, do të vizitojë veriun.
Të mërkurën Petkoviq do të vizitojë komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, ku do të bisedojë me punëtorët mjekësorë në qendrën lokale të shëndetit.
Më pas ai do të vizitojë punimet për ndërtimin e shtëpisë së familjes dymbëdhjetë anëtare Vukoviq, e cila po ndërtohet me fonde nga ‘Zyra për Kosovën’. /Insajderi.com