Palmer: Biseduam me Vuçiqin, nuk ka marrëveshje pa kompromis, SHBA-të kërkojnë njohje reciproke

Palmer: Biseduam me Vuçiqin, nuk ka marrëveshje pa kompromis, SHBA-të kërkojnë njohje reciproke

I dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer në një bashkëbisedim virtual me ambasadorin amerikan në Beograd, Anthony Godfrey kanë diskutuar edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer është pyetur gjatë bisedës se gjatë bisedës së djeshme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, a ka diskutuar me Vuçiqin për Kosovën dhe si ia ka shpjeguar atij insistimin që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundojë me marrëveshje reciproke.

Diplomati amerikan tha se ka biseduar për Kosovën dhe për SHBA-në, njohja reciproke mes dy shteteve do të ishte zgjidhja e duhur që do ta përmbyllte këtë çështje.

“Qëndrimi ynë është se një kompromis është i nevojshëm për të bërë një hap përpara në lidhje me këtë çështje. Nuk ka marrëveshje pa kompromis, nuk ka negociata që në një moment nuk kërkojnë kompromis dhe rregullim. Lidhur me pozicionin e Shteteve të Bashkuara, unë nuk do të përdor fjalën “këmbëngul”, për Shtetet e Bashkuara, nëse shikojmë procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, ne besojmë se vetëm njohja e ndërsjellë në thelb do ta lërë këtë çështje në të kaluarën për të gjithë. Dhe kjo është ajo që ne do të dëshironim të shihnim”, tha Palmer, raporton ‘Danas’.

Ndryshe, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, dje zhvilloi një takim online me Presidentin Serb Aleksandar Vuçiq. /Insajderi.com