Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është arrestuar në Belgjikë.
Ai ishte i kërkuar me urdhër nga Gjykata Speciale, njofton Insjaderi.
Në bazë të njoftimit të Dhomave të Specializuara, Shala do të transferohet në Hagë.
“Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës. /Insajderi.com