Lëvizja Vetëvendosje ne Shqipëri ka njoftuar se janë certifikuar tre kandidatë të saj për zgjedhjet e 25 prillit në shtetin shqiptar.
Ilir Shehu në qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani në atë të Gjirokastrës e Boiken Abazi në qarkun e Tiranës – do të jenë përpiqen të fitojnë mandatin e deputetit.
“Tre kandidatët u mbështetën prej mijëra qytetarëve nga të tre qarqet. Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit”, thuhet në njoftim.
Kandidatëve subjekti politik që ka fituar zgjedhjet në Kosovë ju ka uruar suksese. /Insajderi.com
Tre kandidatët që i mbështet Lëvizja u çertifikuan nga KQZ.
Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës
Kreshnik Merxhani për…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shqipëri on Tuesday, 16 March 2021