Agim Aliu do të kandidojë për kryetar të Ferizajit

Agim Aliu do të kandidojë për kryetar të Ferizajit

Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës do të synojë edhe një mandat në krye të Ferizajit.

Kështu ka deklaruar vetë Aliu i cili më 2017 i kishte fituar zgjedhjet lokale.

“Po sigurisht që do të kandidojë, do të kandidojë edhe në këto zgjedhje do të jem kandidat për kryetar të Komunës”, ka thënë Aliu për Lajmi.net.

Ndryshe në zgjedhjet e 14 shkurti, PDK nuk doli mirë në Ferizaj. Aty bindshëm fitojë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. /Insajderi.com