Nis procesi i regjistrimit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Nis procesi i regjistrimit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Regjistrimi i deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ka filluar të mërkurën e 17 marsit.

Kështu kanë bërë të ditur nga Kuvendi i Kosovës për Gazetën Online Insajderi.

Në hollin e këtij institucioni pritet që brenda këtyre ditëve që të gjithë 120 deputetët e zgjedhur t’i kryejnë procedurat administrative që të zënë vend në ulëset e organit legjislativ.

Derisa të hënën e 22 marsit, pritet të konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë javëve në vijim poashtu priten të mbahet edhe seanca për formimin e Qeverisë dhe ajo për zgjedhjen e Presidentit. /Insajderi.com