Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, deklaroi se deputetët e kësaj partie në takim me liderin e tyre, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar për seancën konstituive të Kuvendit, përcjell Insajderi.
Ai para mediave tha se ishte takim konsultativ ku është diskutuar për seancën e së hënës.
“Sot me kryetarin Abdixhiku ishte takim konsultativ me deputetë, për të diskutuar procesin e seancës themeluese të Kuvendit. Të premten do të jetë në takim me Kurtin. Takimi ishte konsultativ me Grupin Parlamentar”, pohoi Mustafa.
Ai nuk u përgjigj nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, vetëm tha se kryetari, Abdixhiku është përgjigjur në këtë pyetje në një intervistë gjatë ditës së djeshme.
Ndërsa, Abdixhiku ka deklaruar se vendimin për këtë çështje do ta merr pas takimit me Kurtin dhe Osmanin që do të zhvillohet të premten./Insajderi.com