Një grua është arrestuar gjatë së martës në Graçanicë, meqë e njëjta kishte urdhër nga gjykata ta përdorë terapinë e përshkruar nga psikiatri, gjë që nuk e kishte bërë me ç’rast ka rrezikuar fëmijën e saj, njofton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin 24-orësh të policisë, ku thuhet se rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Graqanicë (NN)16.03.2021-12:00. Raportohet se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte urdhër nga gjykata ta përdorë terapinë e përshkruar nga psikiatri, por e njëjta nuk e kishte përdor me ç’ rast ka rrezikuar djalin-fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Insajderi.com