Hoxhaj: Nuk e votojmë Osmanin për presidente, është përçarëse

Hoxhaj: Nuk e votojmë Osmanin për presidente, është përçarëse

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ripërsëritur se deputetët e kësaj partie nuk do të votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas Hoxhajt, Osmani nuk reflekton vullnetin e qytetarëve dhe të njëjtën e ka cilësuar si figurë përçarëse.

Këto deklarata Hoxhaj i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

“Zonja Osmani nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës, pasi ka qenë figurë polarizuese në raport me qytetarët, por edhe me subjektin e saj politik (LDK v.j.) që e ka shndërruar në viktimë.

Qëndrimi i PDK-së është super i qartë, nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë. Qëndrimi apo jo në sallë është temë teknike. A qëndron në sallë apo jo, nuk ka kurrfarë vlere, tema është a merr pjesë a jo”, ka thënë ai./Insajderi.com