Zemaj: Klinika e Onkologjisë do të bëhet me pajisjen “Akcelerator linear”

Zemaj: Klinika e Onkologjisë do të bëhet me pajisjen “Akcelerator linear”

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të bëhet me pajisjen “Akcelerator linear”, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur vetë Zemaj me anë të një postimi në Facebook, ku tha se “kjo pajisje është më se e domosdoshme pasi brenda një kohe të shkurtër do të largohet lista e pritjeve”.

“Po ashtu, kjo pajisje do ta bëj të mundshme edhe trajtimin me metodat më të sofistikuara siç është IMRT dhe pacientët nuk do të kenë nevojë të referohen jashtë Kosovës”, ka shkruar ai.

“Një pajisje e tillë është blerë në vitin 2008. Vlera e projektit është rreth 1.5 milion!”, shton Zemaj. /Insajderi.com