Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e fundit të Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 704 raste të reja pozitive kanë rezultuar gjatë kësaj kohe.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej katër mijë e 291 mostra të marra për testim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736.
Numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste dhe 1.736 raste të vdekjes.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 265 raste, Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste, Gjilan 37 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Gjakovë 31 raste, Podujevë 25 raste, Obiliq 24 raste, Kamenicë 20 raste, Skenderaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 9 raste, Klinë 8 raste, Istog 7 raste, Rahovec 7 raste, Shtime 7 raste, Drenas 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Graçanicë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Novobërdë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com