Publikohen pamje të reja të vrasjes së Agonis Tetajt

Publikohen pamje të reja të vrasjes së Agonis Tetajt

Besnik Berisha – avokati i familjes së Shaban Gogajt, i cili ka privuar nga jeta Agonis Tetajn në kompaninë e tij në vitin 2018, ka publikuar një video nga një tjetër kënd i ngjarjes ku ka ndodhur kjo vrasje, pas asaj të cilën e kishte publikuar babai i viktimës, njofton Insajderi.

Këtë video Berisha e postoi në profilin e tij në Facebook, duke shkruar se po të kishte qenë vrasje “me dashje”, dorasi nuk do të kishte reaguar ashtu siç shihet në pamjet e publikuara nga ai.

“Dorasi menjëherë pas kryerjes së vrasjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, goditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrëzua në tokë i gjakosur”, shkruan Berisha.

Ai shton se “faktet nuk duan koment”. /Insajderi.com

Pas fjalës përfundimtare të prokurorit të rastit, Agron Uka, babai i viktimës, Isuf Tetaj, ka publikuar një video ku është parë ngjarja se si ka ndodhur vrasja e birit të tij në kompaninë e Shaban Gogajt, i cili edhe e qëlloi atë për vdekje.

Kjo video e tij u publikua pasi prokurori i rastit të martën e ka rikualifikuar veprën penale nga “Vrasje e Rëndë” në “Vrasje nga Pakujdesia”.

Meqë pasi këtyre pamjeve është cilësuar se prokurori Agron Uka është shprehur I njëanshëm,kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ndaj prokurorit Uka.

Zyra e kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ky vendim vjen pas tij për caktimin e prokurorit të ri në rastin e vrasjes së të riut nga Deçanit.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin se pas veprimeve për ricaktimin e prokurorit të ri në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, si dhe kërkesës drejtuar trupit gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, si autoritet kompetent që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj prokurorit, Agron Uka”, thuhet në njoftimin për medie.

Tutje, në njoftim theksohet se Prokurori i Shtetit mbetet i angazhuar për zbatimin e ligjshmërisë ndaj secilit individ dhe veprimi të kundërligjshëm pavarësisht funksionit dhe pozitës së tij. /Insajderi.com