Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar kandidaturën e Daut Haradinajt në garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet komunale që priten të mbahen në vjeshtë të vitit 2021, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të dituar kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.
Ai është shprehur se arsye pse Daut Haradinaj do të kandidojë për të parin e Prishtinës, lidhet kryesisht më vlerat që i barë vetë kandaidati.
“Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion”.
Tutje kreu i AAK-së ka thënë se “me këtë akt partia e tij e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore”.
Në fund Haradinaj është shprehur se “qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve”./Insajderi.com