Lutfi Haziri: LDK-ja duhet me pas votë për Vjosa Osmanin

Lutfi Haziri: LDK-ja duhet me pas votë për Vjosa Osmanin

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se vota për presidentin e Kosovës po diskutohet në organet e partisë, njofton Insajderi.

Megjithatë, ai është shprehur hapur se nëse pyetet personalisht ai për një emër të përveçëm, LDK duhet të ketë votë për Vjosa Osmanin për presidente.

Haziri tha se Osmani duhet të votohet sepse ia jep shtetit presidenten, dhe sipas tij votën ia jep një njeriu që është rritur, ndërtuar, edukuar dhe është pjekur në LDK, duke shtuar se Osmanin nuk e sheh jashtë LDK-së.

Tutje Haziri theksoi se Osmani është fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve.

Por, sipas Hazirit, kryetari, deputetët dhe lidershipi i LDK-së do ta ketë përgjegjësinë e plotë për të ndërtuar politika zyrtare./Insajderi.com