Moti për sot

Moti për sot

Ditën e shtunë në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët me reshje bore dhe shiu, të cilat më vonë gjatë ditës shndërrohen në reshje bore.

Sipas Prishtina Weather në zona malore reshjet e borës do të jenë më intensive.

Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 6C, e në vise malore -6C deri -2C.

Do të fryjë erë mesatare nga verilindja 4-9m/s.

“Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare”, thuhet në njoftim./Insajderi.com