Fillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës në Kukës

Fillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës në Kukës

Tre autobusë të cilët ishin nisur nga Kosova, tashmë kanë arritur në Kukës ku punëtorët e parë shëndetësorë kosovarë do të vaksinohen në pallatin e Kulturës të këtij qyteti, përcjell Insajderi.

Ata kanë filluar të injektohen me vaksinat kundër Coronavirusit, ndërsa nde nuk është bërë e ditur se me vaksinën e cilit prodhues po zhvillohet ky proces.

Kujtojmë se Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë, ndërsa në ditët në vijim ky proces do të realizohet edhe tek 250 të tjerë.

Vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës ishte premtim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërkohë, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk është furnizuar me vaksinën anti-COVID’19. Institucionet shëndetësore patën paralajmëruar që në shkurt të këtij viti për ardhjen e vaksinës. Ndërsa, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ditë më parë ka thënë se vaksinat do vijnë gjatë muajit mars./Insajderi.com