Arrestohet gruaja që braktisi fëmijën e saj në Prishtinë

Arrestohet gruaja që braktisi fëmijën e saj në Prishtinë

Një grua është arrestuar gjatë së shtunës së 20 marsit meqë e njëjta dyshohet se e ka braktisur fëmijën e saj, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka braktisur fëmijën e sajë mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale si dhe është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com