Hoti: Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë të fëmijëve me Sindromën Down

Hoti: Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë të fëmijëve me Sindromën Down

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Abdullah Hoti, me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down, tha se Qeveria e Kosovës edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë të fëmijëve me këtë sindromë, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai me anë të një postimi në Facebook, ku tha se përveç trajtimit të barabartë do të punohet edhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gjithnjë gatishmëri dhe vullnet për të vënë në dispozicion gjithë mekanizmat e nevojshëm për t’ua mundësuar të prekurve me Sindromën Down, që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, duke filluar nga shkollimi deri tek krijimi i kushteve për jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talenteve të tyre të jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoti.

Më 21 mars shënohet Dita Botërore e Sindromës Down që nga viti 2006. /Insajderi.com