Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, iu është kundërpërgjigjur nënkryetarit të kësaj partie, Anton Qunit, i cili i doli në mbrojtje kryetari Lumir Abdixhikut.
Në një shkrim në Facebook, Selmanaj tha se qenka prekë pak gjenerata e re reformatore e LDK-së, ata që për 20 vite mbajtën pozita dhe në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50 për qind të elektoratit në degët e tyre, njofton Insajderi.,
“Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së”.
Në fund tha se “është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformatorë apo ‘dream team’!”.
Selmanaj, i cili ka fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk është përfshirë nga Lumir Abdixhiku në listën e anëtarëve të kryesisë së re të LDK-së./Insajderi.com