Përfshihet nga zjarri një apartament në veri të Mitrovicës  

Përfshihet nga zjarri një apartament në veri të Mitrovicës   

 

Një apartament është përfshirë nga zjarri në Mitrovicën veriore.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës,  Zhelko Bojiç.

Ai ka thënë se nuk raportohet për viktima. Apartamenti i përfshirë nga zjarri është në rrugën Mbreti Peter.

Në vend ngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit që po provojnë të ndalin zjarrin. Nuk dihen ende shkaqet çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin e këtij apartamenti./Insajderi.com